“Diploma nderi” për
15 personalite frankofone

“Diploma nderi” për<br />15 personalite frankofone
TIRANE- Në ceremoninë e hapjes së “Pranverës Frankofone” të organizuar dje nga Ministria e Punëve të Jashtme, janë nderuar me çmime nderi 15 personalitete të spikatura të Frankofonisë. Ambasadorë, politikanë, intelektualë, njerëz të artit e të kulturës këtë të enjte janë mbledhur të gjithë së bashku për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Ky aktivitet i organizuar nga ministria e Punëve të Jashtme, ka hapur siparin e aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të “Pranverës së Frankofonisë” nga 20-29 mars 2014. Në mungesë të ministrit të punëve të jashtme Ditmir Bushati, i cili ishte në një takim pune jashtë vendit, drejtimi i këtij aktiviteti i është besuar një frankofoneje të njohur në Shqipëri, ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

“Qeveria shqiptare si një anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Frankofonisë është e angazhuar për përhapjen e gjuhës frënge në sistemin shkollor por jo vetëm. Ne i njohim vlerat e frëngjishtes edhe në fushën e përkthimit dhe gjithashtu ajo është një mjet qe i lejon studentët shqiptarë të ndërmarrin studime në vendet frankofone”. Në ceremoninë e kremtimit të Ditës së Frankofonisë, autoritete shqiptare kanë nderuar me certifikata nderi, 15 personalitete të fushave të ndryshme, për kontributin e dhënë në përçimin e gjuhës dhe kulturës frënge. Shqipëria që prej 15 vitesh është anëtare me të drejta të plota të Organizatës Botërore të Frankofonisë.
 
PERSONALITETET E NDERUARA:
Angjelin Preljocaj
Tedi Papavrami
Anri Sala
Luan Rama
Gjergji Themeli
Rezart Jasa
Genc Burimi
Liri Begeja
Gazmend Toska
Elena Kadare
Etleva Domi
Michel Berson
Viviane Le Dissez
Imma Thor Faus
Pëllumb Nako

Kalendari i aktiviteteve
 Veprimtaritë në kuadër të “Pranverës së frankofonisë 2014” nisën dje në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” me projektimin e një filmi të titulluar “Kati i fundit majtas, majtas”. (Dernier étage gauche, gauche) të autorit Angelo Cianci (Francë, 2010).
Ditën e shtunë, më 22 mars 2014, ora 18:30 në Radio Motiv do të jepet emisionin radiofonik “Mirë se erdhët në shtëpinë time!”
Më datë 25 mars 2014, zhvillohet aktiviteti “Nata e këngës franceze”.

Ditën e mërkurë, më 26 mars 2014, nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori”, interpretojnë pjesën teatrore në frëngjisht “Një ambasadë e zuluve në Paris”. Do të bëhet edhe prezantimi i punimeve mbi temën: “Më thuaj dhjetë fjalë… çmendurisht”
Shkolla e mesme “Shejnaze Juka”, organizon më 26 mars 2014, ora 11:00 konkursin “Gjenerata dygjuhëshe”
Dita e premte do të mbyllë aktivitetet në kuadër të frankofonisë në Shkodër, me një karaoke frankofone, që zhvillohet në kafe “Paradise”, më 28 mars 2014, ora 15:00.

Shkrimi u publikua sot (21.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës