SHBA – Sipas një studimi të Zyrës Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike në SHBA, adoleshentët të cilët marrin përfshihen në aktivitete të paligjshme, të tilla si përdorimi i drogës, në të ardhmen kanë shumë gjasa që të bëhen milionerë.
Studimi tregon se ekziston një lloj i veçantë sipërmarrësi, i cili ka të ngjarë të jetë më i suksesshëm se të tjerët. Në studim morën pjesë rreth 12.686 persona.
Ata individë të cilët ishin të vetëpunësuar, të ardhurat mesatare i kishin rreth 48% më shumë se të tjerët, dhe gjithashtu ishin edhe më të arsimuar.
Studimi gjithashtu tregon se këta persona më vonë aspirojnë që të bëhen lider dhe të angazhohen në aktivitete të paligjshme dhe të rrezikshme.
Këta sipërmarrës preferojnë t’i hapin vetë bizneset e tyre, në vend që të punësohen në një kompani ekzistuese. Në këtë aspekt, ata mund të rrezikojnë financat dhe familjet e tyre. Nga përfshirja e njerëzve në këtë studim, 28% prej tyre ishin femra.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com