“Doktor Jonuzi e bashkëpunëtorët e
tij", libri i dr. Tartarit, 86 vite mjekësi

“Doktor Jonuzi e bashkëpunëtorët e<br />tij
“Doktor Jonuzi dhe bashkëpunëtorët e tij”, libri me autor Doktor Flamur Tartar i jep përgjigje disa çështjeve dhe emrave më të rëndësishëm në 86 vite mjekësi shqiptare. 

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, doktor Flamur Tartari solli dëshminë e tij me anë të këtij libri lidhur me harresën e figurave të mjekësisë shqiptare dhe që këtë vit është 90 vjetori i mjekësisë tonë duke sjellë në qendër Doktor Osman Jonuzi si babain e mjekësisë shqiptare.

"Jonuzi që 95 vjet më parë ka themeluar gjinkologjinë, spitalin e parë. Këtë vit kemi 90 vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në OBSH."-tha Tartari

Doktor Flamur Tartari, 50 vjet kirurg kujton hapat e parë të mjekësisë shqiptare si dhe punën e mjekëve shqiptar. Ai sjell fakte interesante të spitaleve, operacioneve kirurgjikale, mjekëve në vitet e para të mjekësisë shqiptare.

"Osmani ka operuar një tumor të mitrëës pa oksigjen pa asgjë një grua 47 vjeç. veëm nga dëshira nga pasioni që kishte për punën"-shprehet ai

Qëllimi i doktor Tartari në pasionin e tij është që të nxirret e vërteta e mjekësisë shqiptare.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan