TIRANË - Gjashtë rojet privatë të “Union Bank” të cilët kishin për detyrë të ruanin paratë që transportohen me autoblind, u ndaluan këtë të shtune për shpërdorim detyre. Filiali i kësaj banke i ndodhur në zonën e njohur si Stacioni i Trenit në Tiranë u grabit nga tre persona të maskuar dhe të armatosur.
Konkretisht policia ka ndaluar rojet: Isuf Gjici 55 vjeç, Artan Dervishi 43 vjeç, Dritan Duka 24 vjeç, Saimir Nikoci 32 vjeç, Ilir Syla 45 vjeç, Tomorr Hidri 42 vjeç.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën e grabitjes, teksa duket neglizhenca e rojëve të sigurisë, fakte të cilat kanë cuar në ndalimin e tyre. Disa prej tyre pijnë cigare, teksa një tjetër flet në telefon. Ka mjaftuar vetëm një shuplakë e grabitësve ndaj rojes që ata të dorëzojnë armët dhe autorët më tej të realizojnë grabitjen duke u larguar me furostradën që shoqëron furgonin autoblind. Grabitja e nje sasie te konsiderueshme parash ndodhi në pjesën e pasme të bankës ku bëhet lëvizja e lekëve nga banka në furgon e më tej në thesarin e shtetit, ndërsa nga pamjet e kamerave të sigurisë, roja i bankës që është te dera e pasme duket pa armë dhe duke pirë cigare.
Rojet private të ndaluar janë punonjës të eskortës së SH.R.S.F, “Euro Gjici”, shoqëruese të vlerave monetare të “Union Bank”.
Policia: Grabitësit braktisën “Land Rover-in” u larguan me mjet tjetër
“Tre persona të maskuar e nën kërcënimin e armëve, duke qëlluar në ajër, i kanë çarmatosur dhe kanë vjedhur bankën “Union Bank”, duke marrë shumën e parave në 4 thasë dhe janë larguar me mjetin tip “Land Rover”, me targë AA 105 IV, pronë e kompanisë së Sh.R.S.F, “Euro Gjici”.”- bën të ditur policia ndërsa jep të dhënat rreth grabitjes dje.
Gjithashtu sipas policisë Personat e maskuar dhe të armatosur kanë braktisur automjetin “Land Rover”, me targë AA 105 IV, në rrugën “Sulejman Vathi” dhe janë larguar me një automjet tjetër.
Me cilësinë e provës materiale në vendngjarje u gjetën dhe bllokuan 3 copë gëzhoja model-56, kalibër 7.62, si dhe mjetin tip“Land Rover”, me targë AA 105 IV.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO