Pasi në plot 210 seanca gjykimi ndaj Dajtit shtyhet për mungesë të një avokati mbrojtës, këtë herë Gjykata e Krimeve të Rënda propozon një short publik për përzgjedhjen e një mbrojtësi nga lista e avokatëve të dhomës së avokatisë Tiranë.
Në kushtet kur Dritan Dajti ka vendosur sipas të drejtës, që i jep ligji të mos jetë prezent në sallë, krimet e rënda janë dorëzuar sërish duke shpërndarë një njoftim publik ku bën me dije se:
“Per te zhbllokuar këtë situatë në kushtet kur i pandehuri Dritan Dajti nuk merr pjesë në gjykim dhe duhet patjetër ndihma e një mbrojtësi Gjykata e Krimeve të Rënda ka propozuar një zgjidhje; atë të organizimit të një shorti publik nga Dhoma e Avokatisë Tiranë, nën organizimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe në bashkëpunim dhe me Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Pas këtij njoftimi në formën e shpalljes së një shorti, ende nuk dihet se cili do jetë qëndrimi i dhomës së avokatisë së tiranës ku mes saj dhe gjykatës së krimeve të rënda nuk kanë munguar përplasjet dhe akuzat si pengues të ndërsjelltë në zhvillimin normal të gjykimit ndaj Dritan Dajtit.
Vetë i pandehuri i ka kërkuar gjykatës në cdo seancë t'i caktojë një mbrojtës ligjorë pasi ai ndodhet në pamundësi ekonomike të përzgjedhë një avokat.
(ad.ti/shqiptarja.com)