TIRANE - Prokuroria e Tiranës nuk pranon padinë e dy organizatave LGBT bërë në drejtim të kreut të legalistëve, zv/ministër i Mbrojtjes , Ekrem Spahia. Sipas përgjigjes zyrtare të Prokurorisë së Tiranës, deklaratat e bëra nga Ekrem Spahia se homoseksualët duheshin “zënë me dru”, nuk përbën vepër penale.
Në një përgjigje zyrtare ndaj kësaj padie të bërë nga Aleanca Kundër Diskriminimit dhe Pro LGBT, padi që erdhi si pasojë e disa deklaratave të përsëritura në media të z. Spahiu kundër komunitetit gay në vend, prokurori Arben Qosja argumenton se nuk ka asnjë të dhënë që deklaratat në fjalë të përbëjnë vepër penale.
Në një njoftim për mediat nga Aleanca Kundër Diskriminimit edhe Pro LGBT theksohet se kanë vendosur të mos e ankimojnë këtë vendim të Prokurorisë me argumentin se ligji në fuqi është i cunguar dhe i pamjaftueshëm për të dënuar krimet me bazë urrejtjen.
Të dyja shoqatat së bashku me organizata të tjera janë tashmë pjesë e një procesi për të draftuar në bashkëpunim me Avokatin e Popullit disa sugjerime për të përmirësuar legjislacionin për krime për shkak të urrejtjes si dhe Kodin e Punës në atë mënyrë që në të të përfshihet edhe dimensioni i diskriminimit për shkak të orientimit seksual dhe/apo identitetit gjinor.
Ndërkohë, çështja e deklaratave të Spahiut vazhdon të shqyrtohet në institucionin e Komisionerit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Znj. Irma Baraku, komisionere, nisi vetë një proces ex officio për rastin në fjalë, por ajo nuk ka dalë akoma me një vendim zyrtar.

(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com