“Dua të tërheq 300 mln Euro”
Pranga italianit për mashtrim

“Dua të tërheq 300 mln Euro”<br />Pranga italianit për mashtrim
ELBASAN – Policia e Pikës Kufitare të Rinasit arrestoi dje një shtetas italian që po përpiqej të largohej nga Shqipëria pasi kishte tentuar të vidhte përmes mashtrimit filialin e Elbasanit të Bankës Intesa San Paolo.

Bruno Pomenti, 56 vjeç, banues në Pontinia të Italisë, ishte paraqitur në filialin e Elbasanit duke kërkuar të tërhiqte 300 milionë Euro që sipas tij kishte depozituar në llogarinë e tij në Italia pranë së njëjtës bankë. Për këtë ai kishte paraqitur edhe një certifikatë që më pas, siç bën të ditur një njoftim i policisë, u zbulua se ishte falsifikuar.

Drejtori i filialit të Elbasanit të Intesa San Paolo ka paraqitur një padi pranë autoriteteve vendase dhe nga hetimet e nisura menjëherë u zbulua se shtetasi italian në të vërtetë kishte në llogarinë e tij bankare vetëm 50 mijë euro.

Për këtë tentativë mashtrimi ai u ndalua në Aeroportin e Rinasit ndërsa përpiqej të largohej nga Shqipëria.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki