“Dua titull, ‘Këpucën e Artë’ e
Kombëtaren, nuk e urrej Tiranën"

“Dua titull, ‘Këpucën e Artë’ e<br />Kombëtaren, nuk e urrej Tiranën"
TIRANE - Me 8 fitore, një barazim dhe asnjë humbje në 9 ndeshjet e para Partizani kryeson me meritë të plotë kampionatin këtë edicion duke synuar seriozisht si asnjëherë tjetër titullin kampion pas shumë vitesh. E nëse Partizani kryeson, padyshim që një meritë të veçantë ka sulmuesi Xhevahir Sukaj me 7 gola të shënuar duke kryesuar listën në garën për “Këpucën e Artë”. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, Sukaj flet për titullin, garën për golashënues me Salihin, rivalitetin me Tiranën, merkaton, Vllazninë dhe Kombëtaren.

Partizani
“Mendoj që e kemi merituar plotësisht kryesimin, pasi jemi qenë më lart se Skënderbeu dhe Kukësi. Kemi zhvilluar një fazë të parë shumë të mirë dhe nëse edhe në fazën e dytë do të marrim 8 fitore dhe një barazim mendoj që kemi hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion”.

Golashënuesi
“Nuk rivalizoj me Salihin, pasi e kam mik. Uroj që të shënojmë sa më shumë dhe në fund të fitojë më i miri, kënaqësi që dy shkodranë janë golashënuesit më të mirë. Synimi im parësor është titulli kampion më pas aspekti personal”.

Tirana
“Nuk e urrej Tiranën. Unë jam një shkodran që luaj për Partizanin, rivaliteti i tifozëve është çështje tjetër. Në derbin e parë nuk shënova, por në tre të tjerët besoj që do ta bëj një gjë të tillë, ndërsa objektiv për tre të mbeturit janë që të marrim dy fitore dhe një barazim”.

Vllaznia
“Ekipi ndodhet në krizë, më vjen keq, por sipas asaj që duket parashikoj që problemet te Vllaznia do të vazhdojnë dhe nuk e shikoj pretendente për disa sezone. Që të zgjidhet kriza të Vllaznia duhet që të largohen njëherë e mirë përgjithmonë të gjithë ata që e drejtojnë, pasi nëse nuk ndodh një gjë e tillë ngërçi do të vazhdojë”.

Merkato
“Dëshiroj që të largohem jashtë në një kampionat më të fortë, por është herët për të folur konkretisht, pasi nuk dua të largohem nga Partizani pa fituar titullin kampion. Megjithatë deri në janar nuk dihet se çfarë ndodh, pasi do të shqyrtoj ofertat. Mund të them që nuk e prisja këtë start, pasi nuk kam qenë në 100% të formës”.

Kombëtarja
“Unë jam 28-vjeç dhe nuk kam hequr dorë nga objektivi për të veshur fanellën kuqezi. Do të jap maksimumin në kampionat për të bindur trajnerin De Biasi për një vend në kombëtare në finalet e Francës”.
  
Golat
Në 9 ndeshje të zhvilluara me Partizanin këtë edicion sulmuesi shkodran i të kuqve Sukaj ka realizuar 7 gola duke qenë vendimtar në fazën e parë të kampionatit.
 
Kryesimi
Partizani kryeson kampionatin me 25 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje me 8 fitore dhe një barazim duke mos e njohur shijen e humbjes, por kush do t’i thyejë të kuqtë?
 
Rivaliteti
Gara mes Salihit dhe Sukaj nuk është vetëm për ‘Këpucën e Artë’ dhe kampionatin, por edhe kombëtaren, pasi nëse sulmuesi i Partizanit shkëlqen mund të grumbullohet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia