“E kuqja e demave” e Mira Meksit
botohet në Francë
Romani “E kuqja e demave”, e shkrimtares Mira Meksi, është publikuar së fundi në Francë nga shtëpia e njohur botuese “Persée”, në versionin frëngjisht të shkruar nga vetë autorja.
FRANCE- Romani “E kuqja e demave”, e shkrimtares Mira Meksi, është publikuar së fundi në Francë nga shtëpia e njohur botuese “Persée”, në versionin frëngjisht të shkruar nga vetë autorja.
“E kuqja e demave”, pas ribotimeve që ka njohur që kur u publikua për herë të parë në gjuhën shqipe në vitin 2009, dhe vlerësimit që mori në “Balkanika 2010” si “…proza e arrirë që e zhvendos letërsinë shqiptare në drejtime të reja, larg fokusit të ngushtë që lidhet specifikisht me problemet shqiptare, dhe e fut në rrjedhën e letërsisë europiane”, vjen këtë herë për lexuesit frankofonë.
“Është një version në frëngjisht, jo përkthim. Është një ndryshim goxha i madh, sepse nëse në përkthim i rrihet besnik tekstit, rikrijimi në një gjuhë tjetër është shumë i lirë. Është një rishkrim i së kuqes së demave. Historia dhe personazhet janë po ato, por lirshmëria e rikrijimit është shumë e madhe”, ka deklaruar Meksi në një prononcim për mediat.
Mira Meksi të fut në një botë dehëse në romanin “E kuqja e demave”, botim i “Ideart”, i cili rezultoi të ishte një ndër më të shiturit në Panairin e Librit “Tirana 2009”. “E kuqja e demave” është një libër plot pasion, ku dominon ngjyra e kuqe. Ku korrida, ndeshja me dema, gërshetohet me misterin e ikonës.
Romani i Mira Meksit sendërton një realitet imediat letrar, ku shfaqen dhe ecin paralelisht dhe në përballje dy dashuri reale dhe tronditëse, mbase dy dashuri të forta dhe të çmendura, të zjarrta e të lodhura njëherazi; mbase ka gjasa të jenë më shumë dy përjetime të forta, ku dashuria rrezikon të nakatoset dhe madje edhe të shuhet nga seksomania, pa harruar këtu se nga ana tjetër vetë të bërit seks është ilaçi më i mirë i përtëritjes së dashurisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
43.4%
-
Njësoj
22.2%
-
Më keq
34.5%
Vota total: 325
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Shqiptari në Majemi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 10 vjeçare në pishinë
31 Korrik, 22:40
-
'Albulena prita-prita'! Ilir Meta ‘shuan vapën’ në Ujëbardhën e Kurbinit, zhytet në ujë bashkë me disa të rinj (VIDEO)
31 Korrik, 22:34
-
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje
31 Korrik, 22:23
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Mero Baze: Aty ku ka grekë nuk ka probleme
31 Korrik, 21:58
-
Kuvendi i Serbisë e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”
31 Korrik, 21:45
-
Rama ‘idhnoi’ opozitën, patriotët e ‘Detit’ dhe 'Kryqit të Artë grek’
31 Korrik, 21:18
-
Operacioni ‘Revanshi’/ Autoritetet në Dubai thonë se kanë ndaluar Marklen Hakën! Policia shqiptare i dërgon të dhënat biometrike
31 Korrik, 21:06
-
Grupi i PD-së: Jemi në një linjë me presidentin për mikrokreditë! Gjetjet t'ia dërgojë SPAK, të gatshëm për Komision të Posaçëm në Kuvend
31 Korrik, 21:02
-
Shpërthen zjarri në Romë në kodrën Monte Mario/ Flakët pranë studiove të Rai-t! Evakuohen disa banesa! U ndërpre transmetimi direkt
31 Korrik, 20:56
-
Dita e parë në detyrë përballë zjarreve/ Ministri Vëngu në fshatin Luzat të Tepelenës, shpëtohet një shtëpi nga flakët: Kemi kërkuar bashkëpunimin e banorëve
31 Korrik, 20:56
-
Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris
31 Korrik, 20:26