“E-Mages” e Helidon Gjergjit ndër
  më të mirat e 2014-s në botë

“E-Mages” e Helidon Gjergjit ndër<br />  më të mirat e 2014-s në botë
TIRANE - Revista mujore ndërkombëtare “Artforum” e specializuar në promovimin dhe kritikën e artit bashkëkohor me qendër në New York, i ka kushtuar vëmendje të veçantë dhe artit dhe artistëve shqiptarë. Në numrin e dhjetorit 2014, Cathryn Drake ka shkruar për ekspozitën e quajtur “E-Mages” të Helidon Gjergjit, e cila është çelur në ambientet e Galerisë së Arteve në Tiranë (31 korrik – 7 shtator 2014), e kuruar nga vetë drejtori i GKA-së Artan Shabani.

Revista spikat shfaqjen e fotografive të fragmentuara të familjes së J.Stalinit dhe nënës së tij, të cilat janë projektuar mbi një pasqyrë të thyer (krisur), të shtrira në dysheme, apo të reflektuara nëpër muret e GKA-së. Cathryn Drake, përveç shkrimit që i ka dedikuar kësaj ekspozite, e rendit ekspozitën e Helidon Gjergjit mes ngjarjeve më të mira në fushën e artit bashkëkohor, për vitin që shkoi. Artikulli i Cathryn Drake i botuar në “Artforum”, në revistën më të rëndësishme të artit bashkëkohor në të gjithë botën, jep një këndvështrim profesional ku vlerësohen risitë dhe realizimet e artistit Helidon Gjergji në këtë ekspozitë.

Drake citon se “Projeksionet e imazheve të Ketevan Geladze-s, nënës së Stalinit, me përzgjedhjen e disa fotografive prej albumeve të familjes së saj, vijnë të ndërthurura në një mënyrë elegante në shoqërimin e valsit të Shostakovitch në sfond. Kështu këto janë një ngacmim për median sociale si një formë e propagandës personale”.

Revista Artforum ka vlerësuar edhe mendimin kuratorial të Artan Shabanit, ku theksohet përshtatshmëria e video-instalacionit me arkitekturën e sallës së Galerisë së Arteve, por edhe një fakt interesant që “ndërkohë që statujat e Stalinit ende ruhen mbrapa Galerisë së Arteve, metafora verbuese e Gjergjit kushtuar rrënjëve të së ardhmes sonë, na kujton se historia nuk duhet as varrosur dhe as romantizuar”.

Ekspozita e Helidon Gjergjit wshtw klasifikuar ndër më të mirat e GKA-sw për vitin që shkoi, përderisa është renditur nga revista Artforum ndër më të mirat e vitit 2014 që janë hapur në galeritë, muzetë dhe qendrat më të mëdha të artit ndërkombëtar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif