“Edukimi përmes artit” ul të vegjëlit
në TKOB

“Edukimi përmes artit” ul të vegjëlit<br />në TKOB
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në sezonin artistik të tij i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe një publiku të ri në sajë të projektit “Edukimi përmes artit”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Përralla instrumentale “Hirushja” mblodhi fëmijët të uleshin në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit duke vënë në praktikë një prej qëllimeve të projektit “Edukimi përmes artit”, afrimin e brezit të ri me artin klasik shqiptar dhe atë botëror si dhe me folklorin tonë.

tkob per femijet

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” dirigjenti Edmond Doko u shpreh i lumtur që reagimi i publikut të vogël i tejkaloj pritshmëritë e tyre. “Përgatisim gjeneratën e re për të mbajtur në jetë gjithmonë artin”, u shpreh Doko.

Në kuadër të këtij projekti do të vendoset në skenë së shpejti dhe baleti “Balloja e diplomës”. Hyrja e publikut të ri në Teatrin e Operas dhe Baletit për të ndjekur shfaqjet do të jenë falas.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw