Unioni i Dhomave Pulieze në Tiranë njoftoi se, nga data 3, deri më 4 dhjetor, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë të Rajonit Pulja në Itali, Unioncamere

Puglia, do të organizojë në pavionin 150 të Fiera del Levante në Bari, eventin “Ekonomia – Fjala e Sipërmarrjes”. Me mbështetjen e Luigi Triggiani, drejtor i Unioncamere di Puglia, gjatë këtyre dy ditëve bizneset pjesëmarrëse, italiane, shqiptare, por edhe nga vende të tjera të rajonit, do të reflektojnë mbi sfidat dhe tregjet e reja të bashkëpunimit ekonomik, si dhe do të zbulojnë e promovojnë burimet më të mirë nga vendet e tyre, duke u dhënë kurajo sipërmarrësve e pjesëmarrësve të përballen me një format ndryshe, të drejtëpërdrejtë, “pa përshëndetje institucionale”.

Më 4 dhjetor do t’i kushtohet vëmendje e veçantë eventit ”Up start”, organizuar dhe nga Ministria e Italiane e Zhvillimit Ekonomik, ku kryefjalë do të jetë një analizë e thellë për mundësitë që lidhen me Regjistrin Inovativ të Sipërmarrjeve. Me këtë rast, do të prezantohen nismat që vijnë nga Dhomat e Tregtive për start up-et e Rajonit, dhe në veçanti edicioni 30 i Konkursit të Dhomës së Tregtisë së Barit. Fjala do t’u jepet sipërmarrësve të rinj, vizionarëve, të cilët kërkojnë një rrugë të re mes mijëra vështirësish dhe qindra oportuniteteve që ofron sot bota e sipërmarrjeve. Triggiani tha me këtë rast se “pavarësisht nga pengesat, është prirja natyrale e të rinjve që i shtyn të ecin përpara dhe jo vetëm etja për para.

Shija, krenaria për t’a parë ndërmarrjen e tyre të lulëzojë, të fitojë kredibilitet, të bëhet sa më e besueshme, të shtojë besimin tek një klientelë sa më e madhe, të zgjerojë impiantet, të zbukurojë selitë, përbëjnë një shtysë për progresin që është po aq i fuqishëm sa fitimi. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të shpjegonim përse ekzistojnë sipërmarrës, që në ndërmarrjen e tyre derdhin të gjitha energjitë dhe investojnë të gjitha kapitalet për të nxjerrë shpesh fitime modeste”.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)