MEKSIKË - Bosi më i fuqishëm i drogës në botë, Joaquin “El Chapo” Guzman ka marrë një dëmtim në fytyrë dhe këmbë gjatë një tentative të dështuar për kapjen e tij.
Ushtria po vazhdon operacionin në Sinaloa dhe autoritetet besojnë se janë afër kapjes së kriminelit të pamëshirshëm.
Operacioni u organizua pasi autoritetet amerikane të agjencisë për luftën kundër drogës lokalizuan telefonin e Guzman.
Guzman, kreu i kartelit Sinaloa u arratis nga burgu i sigurisë së lartë në korrik përmes një tuneli duke shkaktuar një turpërim për presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com