“El Clasico” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës këtë edicion të kampionatit spanjoll të futbollit do të zhvillohet më datë 25 ose 26 Tetor dhe ndeshja e kthimit në Mars.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Madrid ndërsa e kthimit në Mars në Barcelonë. Me mjaft interes pritet debutimi i Suarez me Barcelonën në ‘El Clasico” pasi deri në fund të Tetorit i mbaron dënimi nga FIFA për kafshimin e Kielinit.

Shorti është hedhur sot nga Federata Spanjolle e Futbollit duke përcaktuar rrugëtimin e 20 ekipeve në kampionat për titullin kampion. Kampionët në fuqi të Spanjës, Atletiko e Madridit do të nisë mbrojtjen e titullit kampion përballë ekipit të Rajo Vajekanos në transfertë.

Gjigantët spanjollë do të nisin kampionatin me ndeshjet Barcelona-Elche dhe Real Madrid-Cordoba në fundjavën e 23-24 gushtit.


d.b/shqiptarja.com