Grupi i mirënjohur tetovar “Elita 5”, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, u thirrje qytetarëve të Tetovës që të dalin në protestën e ditës së premte, kundër ndotjes së Tetovës. Reagimi ka ardhur pas mbylljes së 5 shkollave në Tetovë për shkak të ndotjes.
Statusi i plotë në facebook i grupit “Elita 5”: “Urime Tetovarë, zyrtarisht jemi ne top 5 qytete më të ndotura në botë. Si duket helmi i Jugohromit namkeq, na e ka përgjumur trurin deri në masë që nuk po mendojmë as për të ardhmen e më të afërmve tanë.
Është e pafalshme të heshtet kjo qē po na servohet. Në emër të sinonimit të Tetovës, grupit ‘Elita 5’, e marr guximin që publikisht të ju ftoj juve bashkqytetarë, që të premten të na bashkoheni ne protestat kundër helmimit të Tetovës”,- shkuan vokalisti i grupit “Elita 5”, Arif Ziberi në llogarinë e tij në Facebook.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com