TIRANE- Dyshimet e forta që janë ngjallur tek Dogana për kontrabandë duhani brenda vendit tonë, erdhën nga fakti që “Era-1”, me flamur tanzianian dhe ekuipazh kryesisht ukrainas, ishte ndërtuar pikërisht në kantierin detar të Durrësit në vitin 1986. Praktikisht, ajo ishte një anije që vështirë se do të shërbente më tej për transport ndërkombëtar detar mallrash. Në fillim, sipas burimeve nga Porti i Durrësit, ajo mbante emrin “Kavaja’, pastaj u pagëzua në “Anxhelika”. Në vitin 2006 anija u shit jashtë Shqipërisë dhe ka ndërruar disa pronarë. Kapaciteti i saj ishte relativisht i vogël: vetëm 500 tonë.
Sipas regjistrit ndërkombëtar të anijeve, pesë portet e fundit, në të cilat ajo ishte regjistruar këtë vit, kanë qenë: Souda e Greqisë më 5 janar; Famagusta e Qipros më 19-20 shkurt dhe 21 mars, ndërkohë që në Zakinthos të Greqisë ka qenë qendrimi i saj i fundit i raportuar në system. Më pas, duke se GPS është fikur, pasi regjistri nuk ka asnjë të dhënë për udhëtimin e saj. Me GPS të fikur anija ka hyrë në Vlorë, për t’u mbrojtur nga moti i keq. Kapiteni ka deklaruar se udhëtimi ishte nga Qiproja Veriore (turke) drejt Malit të Zi. Malli ishte marrë në një zonë portuale pa doganë (free zone) dhe do të shkarkohej sërish në një zonë të tillë në portin e Tivarit (Bar) në Mal të Zi. Kompania dërguese është “Mati Trading Ltd” e Qipros dhe ajo pritëse anonime.
Udhëtimi pa GPS, largimi pa leje nga Porti i Vlorës, mungesa e dokumentacionit shoqërues të detyrueshëm të mallit dhe paketat pa pullë fiskale bënë që Dogana të dyshojë për kontrabandë. Pavarësisht nga kjo, avokati i pritësit Idlir Tivari, deklaroi dje në Durrës se malli ishte transit dhe dokumentat do të silleshin nga Mali i Zi, pa treguar se përse një kopje e tyre nuk ishte tek kapiteni i anijes. Tivari ka mohuar akuzat se fjala ishte për kontrabandë. “Do t’u paraqesim autoriteteve doganore të gjithë dokumentacionin me qëllim lirimin e ngarkesës së bllokuar”, tha ai.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kapen 4.5 t cigare kontrabandë, dyshohet se janë false