“Ëndrra e Ismail Qemalit” mbylli
ëndrrat e aktrimit të Trebickës

“Ëndrra e Ismail Qemalit” mbylli<br />ëndrrat e aktrimit të Trebickës
“Ëndrra e Ismail Qemalit” mbeti ëndrra e fundit profesionale e aktorit Roland Trebicka. Aty te 5 muaj më parë, tetor-nëntor 2012, forca e pasionit e drejtoi tek dera e Teatrit Kombëtar. U përpoq t’i kthehej ndoshta “me mendjen e tij” për herë të fundit skenës, duke mbledhur të gjitha forcat, siç na thoshte ne gazetarëve “për të qenë edhe njëherë prezentë në skenë” në 100-vjetorin e pavarësisë.

Dukej vetëm pak më i hequr në fytyrë, por asnjë shenjë dhimbjeje nuk shquhej në atë periudhë në fytyrën e tij prej sëmundjes që kishte kaluar. Pas kurimit në spital ai e quante rolin si një “kthim gradual” në teatër dhe ishte i shqetësuar a do ta përballonte.

I besuan rolin e Seit Beut, për të cilin na premtoi se “nuk do t’i ngjante aspak Jovan Bregut”. Prej vitesh aktori Trebicka u mishërua me rolin e tij komik, Jovan Bregun, një rol që nuk do të harrohet kurrë nga publiku shqiptar, një rol që qarkullon ende në DVD-të e stacioneve televizive, kanaleve private dhe videotekat familjare.

Të gjithëve na ndodh që, duke e parë Jovan Bregun e ndjekim komedinë e deri në fund. Batutat e komedisë vazhdojnë gojë më gojë, vazhdojnë jetën e tyre, por sot Roland Trebickën nuk e kemi më mes nesh. Ai ndërroi jetë më 6 Mars 2013.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve