“Ëndrra e një nate vere” në Tiranë,
një teatër modern nga John Blondell

“Ëndrra e një nate vere” në Tiranë,<br />një teatër modern nga John Blondell
“Ëndrra e një nate vere”, një teatër modern, nën regjinë e John Blondell, do të ngjitet mbrëmjen e 31 majit premierë në skenën e Teatrit Kombëtar.

Neritan Liçaj, Helidon Fino, Olta Dako, Florian Agalliu. Ervin Bejleri, Elia Zaharia, Vasian Lami, Eriona Kakeli, Valbona Imami, etj., janë kasti i aktorëve që do të interpretojnë ëndrrën shekspiriane, në një situatë kur dy çifte pritet të celebrohen në Athinën antike.

Dy lidhje të padëshiruara dhe dashuri të pamundura. Një realitet si në ëndërr dhe një ëndërr më reale se realiteti. Tek "Ëndrra e një nate vere" e tërë ideja ndërtohet mbi iluzionin dhe realitetin, mbi faktin që fantazia dhe imagjinata ndikojnë në atë se si ne e shohim botën.

Gjërat duken ashtu si ne duam t'i shohim dhe jo ashtu siç janë ato në të vërtetë. Personazhet përpiqen të kuptojnë ngjarjet e çuditshme e të pakapshme në të cilat ata janë ngatërruar, aq sa i marrin ato për ëndrra, të cilat as që i kuptojnë dhe as që u kujtohen në hollësi.

Komedia e Shekspirit, që do të realizohet për herë të parë në skenën e TK-së, nuk do të jetë një teatër klasik, por Blondell po përgatit një shfaqje moderne, dinamike, ku lëvizjet koreografike janë po aq të rëndësishme sa fjala e Shekspirit.

Shfaqja pritet të ketë shumë lëvizje, kërcim, këngë dhe publiku do të përballet me skena dhe atmosfera që ndyshojnë shumë shpesh nga njëra tjetra. “Ëndrra e një nate vere” është shkruar ndoshta në vitin 1595 ose 1596.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e veprave të Shekspirit (duke përfshirë të gjitha komeditë), në krijimin e kësaj historie Shekspiri nuk u mbështet drejtpërdrejt në ndonjë pjesë ekzistuese, poezi narrative, kronikë historike apo në ndonjë burim tjetër, por krijoi një pjesë vërtet origjinale.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari