“Euro 2016” rivalët e Shqipërisë
Danimarka e Serbia me mungesa

“Euro 2016” rivalët e Shqipërisë<br />Danimarka e Serbia me mungesa
Dy kundërshtarët e radhës të Shqipërisë për eliminatoret e “Euro 2016” Danimarka dhe Serbia kanë publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet. Kuqezinjtë do të ndeshen me Danimarkën më 11 Tetor në stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri Morten Olsen ka publikuar listën me të besuarit për ndeshjen e dytë në grupe. Në listën e lojtarëve të grumbulluar vërehet prania e Eriksen dhe Bendtner.

Trajneri Olsen nuk do të ketë në dispozicion disa futbollistë të rëndësishëm për ndeshjen me kuqezinjtë, të cilët janë të dëmtuar. Kështu nuk do të jetë i gatshëm për Shqipërinë, mesfushori Kasper Kusk, cili është i dëmtuar dhe nuk është grumbulluar. Edhe Jakob Ahlman ka pësuar një dëmtim dhe mungon prej disa javësh.

I pranishëm nuk do të jetë as Morten Rasmusen, pasi ka një dëmtim muskulor. Shqipëria ka luajtur tetë ndeshje ndaj Danimarkës duke regjistruar 1 fitore, një barazim dhe 6 humbje.


Lista e Danimarkës
lista e danimarkes
Edhe trajneri i Kombëtares serbe, holandezi Dick Advocaat ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Shqipërisë që do të zhvillohet më 14 tetor në ora 20:45 në Beograd. Në listën e Advocaat janë emra të njohur si  Ivanoviç, Nastasic, Matic, Kolaroc, Djordjevic, që luajnë me disa nga ekipet më të njohura në Europë.

Por në listë mungon një element i rëndësishëm si Subotic, mbrojtësi i Borussia Dortmund, i cili ka refuzuar të grumbullohet. Trajneri Dick Advocaat tha se “Kam ndjesinë që Subotic nuk ka më dëshirë të luajë për kombëtaren.

Mund të themi që nuk do luajë më për Serbinë. Serbia synon të marrë pikë të plota në dy ndeshjet e ardhshme. Kemi një ekip të mirë, të cilit unë i besoj shumë. Kam ndjesinë që do të kemi sukses" tha holandezi.

Më tej trajneri ka folur për Shqipërinë "Ata kanë një skuadër të fortë dhe mirorganizuar në fazën mbrojtëse. Nuk duhet t’i nënvlerësojmë Shqipërinë dhe Armeninë sepse janë shumë të rrezikshme” – tha holandezi.
 
Lista e Serbisë
 
Portierë: Vladimir Stojkovic, Zeljko Brkic, Predrag Rajkovic.
 
Mbrojtësit: Dusan Basta, Branislav Ivanovic, Aleksandar Kolarov, Matija Nastasic, Antonio Rukavina, Nenad Tomovic, Dusko Tosic, Stefan Mitrovic.
 
Mesfushorët: Radosav Petrovic, Nemanja Matic, Nemanja Gudelj, Miloš Jojis, Zdravko Kuzmanovic, Aleksandar Ignjovski, Dusan Tadis, Lazar Markovic, Filip Duricic, Zoran Tosic.
 
Sulmuesit: Filip Djordjevic, Aleksandar Mitrovic, Danko Lazovic.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)