Report TV në bashkëpunim me Shqiptarja.com publikon një anketim për të njohur mendimin e telespektatorëve që jetojnë në Shqipëri dhe në mbarë botën, mbi cilësinë e programeve të tij, të gazetarëve dhe të edicionit të lajmeve. Report TV është tashmë i pranishëm në tregun mediatik prej më shumë se 11 vitesh dhe falë sakrificave të vazhdueshme dhe profesionalizmit të stafit të tij të përbërë nga më shumë se 150 vetë, gazetarë, prezantues, regjisorë, montazhierë, kameramanë, teknikë dhe staf administrate, sheh përditë rritjen e audiencës. Sot Report TV renditet mes 4 televizioneve më të ndjekura në nivel kombëtar.
Por rritje nuk do të thotë ndalesë dhe për këtë arsye Report TV dëshiron të njohë opinionin e publikut të tij dhe të zbulojë pikat e forta dhe të dobëta para se të ndërmarrë ndryshime të mëtejshme për një plan zhvillimi dhe përmirësimi. "Sot Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të televizioneve dhe të mediave elektronike në raport me popullsinë, - thotë Carlo Bollino, themelues dhe frymëzues i Report TV, - por besoj se janë pak ato televizione dhe media të besueshme që janë vërtetë në gjendje të formojnë opinionin publik. Me siguri, Report Tv dhe Shqiptarja.com janë mes tyre. Por me kalimin e kohës, siç ka ndodhur në shumë vende në zhvillim e sipër, numri i këtyre televizioneve influente do të reduktohet akoma dhe në fund do të mbeten fare pak, vetëm më seriozët, më profesionalët dhe më të transparentët. Pikërisht për këtë arsye ne duam të vazhdojmë të rritemi dhe të përmirësohemi, pasi atë ditë duam të vazhdojmë të jemi të pranishëm".
KLIKONI KETU