Tri banka për zhvillim ndërkombëtar do të mbështesin me një paketë të re ndihmash vendet e Evropës Juglindore, në përgjigje të problemeve që ka shkaktuar kriza e vendeve të Eurozonës.
Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vendosën të lëvrojnë një paketë prej më shumë se 38 miliardë dollarësh për vendet në zhvillim, në mbështetje të projekteve ndërtimore dhe investimeve në korporata.
Kredi-dhënësit thanë se ndihma që do të jepet vitin e ardhshëm dhe në 2014. Kjo masë konsiderohet si një përgjigje direkte ndaj vështirësive që kanë shkaktuar problemet ekonomike të Eurozonës.
Mes 17 vendeve që do të përfitojnë nga ndihma janë edhe Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Kroacia e Serbisë.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com