“Fabulous”, me pikturat
e Helidon Halitit në Monte Carlo

“Fabulous”, me pikturat <br />e Helidon Halitit në Monte Carlo
Pas një sërë suksesesh në Shqipëri, piktori Helidon Haliti këto ditë ka ekspozuar dhe në Monte Carlo. Në rezidencën “EUROPA A Galeria ALM” ai prezantohet me 30 punime nga cikli "Fabulous" me dimensionet 130cm -100cm.

Piktor i ngjyrës dhe i temës së përrallave, legjendave dhe baladave shqiptare. “Fabulous” ka një simbolikë të thellë, pasi ka elementë të tillë, si varka, ku secili prej nesh ka atë odisenë e vet, ka elementin e shtëpisë, të kafshëve që janë ato që mbartin gjithë peshën e shqiptarit në këto 10 vitet e fundit dhe janë ato që kanë një pafajësi të përsosur. Ka gjetur vend në këtë ekspozitë të veçantë një gërshetim i agresives me estetiken.

Piktori shprehet se arti i tij ka qenë shumë i rëndë disa kohë, sepse arti patjetër do të thotë diçka dhe duke qenë komunikues, ka nevojë edhe të klithë, edhe të thërrasë, që t’u tërheqë vëmendjen njerëzve.

“Tani po bëhet më e butë, pasi ia kam arritur qëllimit, i kam tërhequr vëmendjen dhe tashmë po merrem më shumë me anën estetike”, është shprehur ai. Helidon Haliti, para publikut francez shfaqet me elementet dalluese të pikturës së tij, me kafshët si dhe simbolin e varkës dhe anijes, që simbolizon shqiptarët të cilët fatin e kërkojnë gjetkë.

Për Halitin, megjithatë, ky nuk është prezantimi i parë me Francën, ku jo vetëm ka ekspozuar. Pak kohë më parë vepra e tij e titulluar “Gjeli”, është bërë pjesë e koleksionit presidencial të presidentit francez.

Pikturat janë punuar të gjitha në teknikën vaj në kanavacë, ku ndihet natyrshëm peneli i një piktori të sigurt në artin e tij. Në jetën e tij artistike, Helidon Haliti mund të quhet padyshim një nga piktorët më prodhimtarë të viteve të fundit.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi