Malaga është ekipi i parë që bëhet shembull nga UEFA përsa i përket rregullave të “fair play-t” financiar që ka disa vite që trumbetohen nga presidenti Michel Platini. UEFA bëri të ditur se ekipi i Malagas është përjashtur për vitin e ardhshëm nga kompeticionet Europine.

Spanjollët nuk kanë mundur të përmbushin kërkesat finanaciare dhe borxhet e klubit. Malaga këtë edicion ka qenë supriza e Champions League, pasi u kualifikua në cerekfinale, por gjatë verës ka pasur probleme financiare dhe tashmë duhet të përballet me sanksionet e UEFA-s.

Spanjollët kanë edhe shumë probleme me pagesat e futbollistëve, të cilat duhet të zgjidhen deri në Mars të 2013. Përvec ekipit të Malagës janë ndëshkuar edhe Hajduk, Osijek, Rapid e Dinamo Bucarest dhe Partizani i Beogradit.

(d.b/shqiptarja.com)