TIRANE- Më 20 prill 2013 një biznesmen kromi është vrarë, ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë në një sulm me armë zjarri. Viktima është 40-vjeçari Shefqet Shehu, ndërsa i plagosuri, Vehab Shehu, është dërguar në Spitalin Ushtarak për shkak të gjendjes së rëndë. Ata u qëlluan në një lokal vetëm 200 metra larg komisariatit të policisë nga shtetasi Fadil Tërnova, i cili u arrestua një orë pas ngjarjes teksa po përpiqej të arratisej në Maqedoni. Gjithçka lidhej me një konflikt të vjetër të ndodhur në vitin 2009, në vendin e quajtur Pishat. Në atë kohë shtetasi Vehab Shehu është plagosur rëndë me armë zjarri nga autori i vrajes së fundit.

Dy vëllezërit janë përplasur sërish me autorin e ngjarjes në një lokal në qendër të qytetit. Fadil Tërnova është larguar e më pas është rikthyer me një motor, duke qëlluar me pistoletë e duke lënë të vrarë në vend 40-vjeçarin Shefqet Shehu. Ky i fundit ishte bashkëpronar në një galeri kromi në zonën D të minerave në Bulqizë, një zonë e pasur me krom, e cila ka prodhuar shumë konflikte me pasoja të rënda, me të vrarë e të plagosur. Më 2 shtator u vra Qerim Marku, 40 vjeç, ndërkohë që i plagosur ka mbetur dhe shtetasi Sami Smeli, 60-vjeç.

Viktima është biznesmen kromi në Bulqizë. Shkëlqim Mullai, pothuajse në të njëjtën orë, u gjet i vetëvrarë nga policia në makinën e tij në qytetin e Durrësit. Marku u qëllua, sepse kishte konflikte në galerinë e kromit, ndërsa Mullai vrau veten për borxhet që kishte marrë për të investuar në këtë minierë. Si emra të implikuar në këtë aktivitet janë B dhe E. Çupi, E.Keta, L.Tërnova, R.Duriçi, N.Shabani, F. dhe U Tançi, si dhe A.Shehu.


Shkrimi u publikua sot (21.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)