TIRANE- “Fausti prej Tirane” do të marrë pjesë në Festivalin “The Best from the East” në Vjenë. Monodrama e dramaturgut Stefan Çapaliku dhe me regji po nga Çapaliku dhe protagonist, Alfred Trebicka, bazohet në dramat e brezit të intelektualëve dhe bashkohësve pas kthesës së madhe në vitet ’90 dhe deri më sot. Shfaqja është ngjitur premierën verën e viti që kaloi, dhe pasi është shfaqur edhe në Prishtinë do të ngjitet në Teatrin Kombëtar në datat, 20,21,22,23 shkurt, ora 19:00.
Më pas bashkëpunimi i Çapalikut me Trebickën do të shfaqet për publikun e huaj, në datat 1 dhe 3 mars në Vienë dhe Grac të Austrisë. “Fausti prej Tirane” merr përsipër t’i trajtojë ndryshimet e pas viteve ’90 në planin psikologjik, shpirtëror dhe moral. Simbolika e Faustit, ashtu si ajo që ka ndodhur pas viteve 90’ në Shqipëri, ka pikërisht pesimizmin, optimizmin, sepse Fausti i Gëtes ishte mendimtar dhe optimist i madh.
Fausti nuk është vetëm një pjellë e Gëtes, një figurë që i takon botës gjermane, por një fenomen universal, botëror. Ai është kthyer në simbolin e një fenomeni të tërë dhe ka një format universal.
Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com