“Fjalët e Ritës”, shkencëtares
hebreje tingëlluan sot dhe në Tiranë

“Fjalët e Ritës”, shkencëtares <br />hebreje tingëlluan sot dhe në Tiranë
TIRANË - Festa e Gruas u prit me një shfaqje të veçantë, e cila u vu në skenë në Teatrin Kombëtar të Komedisë.

“Fjalët e Ritës” është spektakli teatror, i cili erdhi në skenë si homazh ndaj shkencëtares së madhe hebreje Rita Levi Montalcini, e larguar nga jeta vetëm pak kohë më parë.

Figura e kësaj gruaje është mjaft e njohur për shkak të kontributit të saj si shkencëtare në një botë që i lejonte pak hapësirë grave. E lindur në Torino në vitin 1909 ajo do të kujtohet gjithmonë në datën 8 mars si një grua e jashtëzakonshme.

Ky spektakël u realizua dhe u interpretua nga aktorja italiane Valeria Patera, fituese e çmimit ndërkombëtar të “Teatrit të Figurës” dhe finaliste për çmimin e dramaturgjisë “Teatri Total”.

Një tavolinë, një karrige, një mikroskop dhe gjashtë videoklipe të Rita Levi Montalcini-t si dhe gjithashtu çmimi “Nobel” në mjekësi, janë disa nga detajet që kanë përbërë këtë shfaqje si dhe kanë risjellë kujtime, magji dhe pasione të shkencëtares.

Spektakli u shfaq në gjuhën italiane, por u shoqërua me nëntituj përshkrues në shqip.

Shfaqja “Fjalët e Ritës” u dha për publikun shqiptar në kujdesin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Komedisë dhe Timos - Teatro Eventi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve