“Flamuri i Lirisë” që në shtizë mban
shqiponjën simbol të SHBA
Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij AMARCORD ka sjellë një foto të flamurit kombëtar duke nxjerrë në pah dy detaje, atë ku shkruhet “Flamuri i Liris” mars 1911, dhe faktin se në shtizën mbajtëse, shihet një shqiponjë një krerëshe, e cila është konform shqiponjës simbol të SHBA
TIRANE – Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij AMARCORD ka sjellë një foto të flamurit kombëtar duke nxjerrë në pah dy detaje, atë ku shkruhet “Flamuri i Liris” mars 1911, dhe faktin se në shtizën mbajtëse, shihet një shqiponjë një krerëshe, e cila është konform shqiponjës simbol të SHBA.
Në postimin e tij në Facebook, mbrëmjen vonë, Kryeministri Rama, shprehet se:
“Është e njohur kjo foto e Marubit që paraqet flamurin e shpalosur nga Ded Gjo Luli gjatë kryengritjeve të mëdha për pavarësi më 1911-1912. Çka dihet më pak, është se ky flamur mund të jetë pikërisht ai që sollën në truallin mëmë, me porosi të diasporës shqiptare në SHBA, dy patriotë përmetarë, Gore Dindi dhe Toke Pollo. Ata u nisen për të luftuar së bashku në Kosovë dhe për t’u pjekur me heroin kryengritës më 1911. Asnjë nga të dy luftëtarët toskë, të cilët rrugëtuan në Kosovë e Shqipëri, pa mundur ta takonin vetë gegun e madh Ded Gjo Lulin, nuk e morën kurrë vesh se çfarë u bë me flamurin pasi ja dorëzuan një emisari të tij”.
Me tej, Kryeministri Rama, thekson se “Çka mund ta bëjë të besueshme tezën se bëhet fjalë për këtë flamur, nuk është vetëm cilësia e përpunimit të tij, por edhe dy fakte të tjera: Mbi flamur është vendosur një cohë ku shkruhet “Flamuri i Liris” mars 1911, vit që përkon me nisjen e dy patriotëve drejt Kosovës. Ndërkohë, në shtizën mbajtëse, shohim një shqiponjë njëkrerëshe, e cila është konform shqiponjës simbol të SHBA”.
“
Flamuri paraqitet në formën e labarum-it, në stilin e legjioneve romake përfshirë edhe në kohën e Kostandinit të madh, gjë që të kujton strofën e famshme të himnit të flamurit të Imz. Nolit, “Flamur që lind Shën Kostandinin, pajton Islamn’e Krishtërimin, çpall midis feve vllazërimin, flamur bujar për Njerëzi” 🇦🇱”, shkruan Rama.
(er.nu/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.1%
-
Jashtë
17.9%
-
Nuk lëviz
34%
Vota total: 2916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë
8 Gusht, 16:06
-
Izraeli refuzon akreditimin e diplomatit norvegjez në zonën palestineze
8 Gusht, 16:04
-
Rusi/ Kërkon 15 vjet dënim për shtetasin Ruso-Amerikan për ‘tradhti’
8 Gusht, 15:54
-
Raporti i antidrogës greke: Bie transporti i marijuanës nga Shqipëria
8 Gusht, 15:49
-
Tuneli i Murrizit drejt fundit, Rama paralajmëron hapjen më 31 dhjetor
8 Gusht, 15:48
-
Paris 2024/ Kameramani futet në pistë gjatë garës, shkakton kaos dhe ngatërresë mes atletëve
8 Gusht, 15:48
-
Pamje/ Trafik i rënduar në Lezhë, orë të gjata pritje për të shkuar drejt plazheve
8 Gusht, 15:41
-
Pogradec/ Kultivim bimësh narkotike dhe municion luftarak me vete, policia arreston 31 vjeçarin (EMRI)
8 Gusht, 15:36
-
Gjendet e ngordhur breshka më e madhe në botë! Ishte 2 metra e gjatë e peshonte 300 kg
8 Gusht, 15:36
-
Paris 2024/ Vendosi rekordin që mund të mos thyhet kurrë, mundësi nga Kuba del ‘në pension’
8 Gusht, 15:35
-
Bayern Munich/ Tensione në dhomat e zhveshjes, Bild publikon emrat e të padëshiruarve
8 Gusht, 15:26
-
Bebe Rexha në një romancë të re? Artistja kapet mat me të dashurin në Itali
8 Gusht, 15:21