“Foreign Policy”: Shqipëria në
vendin 119 si vend në rrezik

“Foreign Policy”: Shqipëria në<br />vendin 119 si vend në rrezik
WASHINGTON - “Foreign Policy” ka publikuar sot indeksin e “vendeve në rrezik”. Në raport janë përfshirë 198 vende të botës, anëtare të Kombeve të Bashkuara, ku Kosova ende nuk bën pjesë. 

Sipas këtij rangimi, vendet e Ballkanit cilësohen kryesisht “në rrezik”.  Ndërsa Maqedonia ndodhet në pozitën e 112,  Shqipëria në vendin e 119-të,  Bullgaria radhitet në vendin e 132, Mali i Zi -134, Kroacia -135, Greqia -138 etj, Serbia renditet në vendin e 92-të.

Në indeksin e  “Foreign Policy” – 2013 shtetet më të qëndrueshme në botë janë: Finlanda, Suedia, Norvegjia , Zvicra, kurse nga ato “në rrezik”: Somalia,  Kongo, Sudani, Çadi dhe vende të tjera  afrikane.

Ka pesë shkallë vlerësimi:  “kritike”, “rrezikuar”, “bilanci”, “të qëndrueshme”, “shumë të qëndrueshme”.

 Faktorët që vendosën pozicionin e një shteti janë: të drejtat e njeriut, zhvillimi ekonomik, kënaqësia e qytetarëve, problemet me refugjatët, niveli i varfërisë, sistemi  juridik dhe shtetëror i sigurisë dhe situata sociale, treguesit politikë, e të tjera.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë