Gazeta “France Futboll” i ka kushtuar një rëndësi të vecantë mënyrës së fitimit të së drejtës nga Katari të kampionatit botëror 2022 duke realizuar një raport mbi 20 faqe duke pasqyruar të gjitha lëvizjet që janë vërë pas kuintave të organit më të lartë të futbollit botëror, FIFA.

Në shënjestrën e “France Futboll” për këtë skandal janë presidenti i FIFA-s, Blatter, Mishel Platini, president i UEFA-s dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në raport tregohet rruga e blerjes së 14 votave nga 22 të mundshme nga ana e Katarit duke mposhtur konkurrencën e SHBA, Australisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut. Raporti pritet ti hapë rrugë nisjes së një hetimi për skandalin.



Dylber Balla