“Fund marrëzisë” në Tiranë, ndiqen
penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas

“Fund marrëzisë” në Tiranë, ndiqen<br />penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas
TIRANË – Në vijim të operacionit “Fund marrëzisë”, policia e Tiranës ka proceduar tre shtetas gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit për shtyp mësohet se, operacioni “Fund Marrëzisë”, po vijon në të gjithë qarkun dhe strukturat e Policisë së kryeqytetit janë maksimalisht të angazhuar.

Tre shtetasit të cilët janë proceduar penalisht në hetim të lirë janë: Përparim Karasani, 45 vjeç, të cilit i janë pas ushtrimit të kontrollit i janë gjetur në një ambient disa aparate komjuterike lojra fati disa njësi qëndrore e kompjuterit dhe 1 printer i llotos tipit “Epson”; shtetasi Artan Isai, 40 vjeç, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan 5 copë aparate kompjuterike lojëra fati; dhe K.Fejzo, 16 vjeç, i cili është kapur në flagrancë me një sasi kartëmonedhash, për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në kuadër të këtij operacioni, përgjatë ditës së djeshme janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të "Organizim i Lotarive të Palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, dhe “Transportimi i mallrave kontrabandë”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër