“Fund marrëzisë”, 9 vetë në ndjekje
penale,sekuestrohen 600 kompjuterë

“Fund marrëzisë”, 9 vetë në ndjekje<br />penale,sekuestrohen 600 kompjuterë
TIRANË -  Ka vijuar edhe sot operacioni i policisë, i titulluar "Fund marrëzisë", i cili vijon të godasë të gjitha lojërat e fatit të palicencuara. Konkretisht sot janë çuar edhe 9 vetë në ndjekje penale në Tiranë, si dhe janë sekuestruar 600 kompjuterë të paligjshëm.

ORA 17:30 - "FUND MARRËZISË", SEKUESTROHEN 600 KOMPJUTERË TË PALIGJSHËM
Janë sekuestruar 600 kompjuterë të paligjshëm në një qendër të paligjshme të lojërave të fatit në Tiranë.

Operacioni ‘Fund marrëzisë’ ka vijuar tek një qendër e lojërave të fatit në rrugën ‘Ali Demi’, ku lojërat e fatit të sekuestruara në magazinë nuk kishin dokumentacion përkatës.

Ndërkohë, policia e komisariatit numër 1 dhe grupi hetimor vazhdojnë punën për dokumentimin e plotë të materialeve të sekuestruara.

Operacioni ‘Fund marrëzisë’ nga Ministria e Brendshme vazhdon në të gjithë Shqipërinë që prej 14 tetorit.

ORA 13:37 - "FUND MARRËZISË", NË NDJEKJE PENALE 9 VETË
Policia e Tiranës ka sekuestruar dhjetëra makina dhe pajisje lojërash fati, gjatë operacionit “Fundi i marrëzisë”, ndërsa ka çuar për ndjekje penale 9 persona. Burimet zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, janë sekuestruar një sërë paisjesh kompjuterike dhe makina elektronike lojra fati në disa zona të kryeqytetit, ku janë ndjekur penalisht pronarëst e tyre.
 
Policia tha se, ka filluar hetimi në gjëndje të lirë për 9 persona për konsumim të veprës penale të “organizim i llotarive të pa lejuara” dhe “vënia në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara” .
 
Është proceduar në hetim të lirë shtetasi Y. Çaushaj, 34 vjec, banues në Tiranë, pasi në afërsi të zonës së Pazarit të Ri, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin Bast -Live, u gjetën dhe sekuestruan 2 komjutera lojra fati Admiral, televizora Beko, kompjutera, printer etj

Ka nisur proçedimi penal në gjëndje të lirë, ndaj shtetasit R. Azisllari 26 vjec, banues në Tiranë.
 
Është proçeduar penalisht në gjëndje të lirë, ndaj D. Xhaja, 38 vjeç, banues në Kamëz, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në objektin e tij u gjetën dhe sekuestruan 6 (gjashte) kompjutera lojrash pa dokumentacionin përkatës.
 
Ka nisur procedimi penal ndaj T. Bardhoshit, 34 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Myslym Shyri”, në lokalin e tij ”Elektronik Kazino”, u gjetën dhe sekuestruan 17 makineri elektronike.
 
Jnë proceduar në gjendje të lirë nga policia: 27-vjeçari E. Sulaj, 34-vjeçari E. Aliaj, 54-vjeçari, B. Çaushi, Skender Hidaj, 28 vjeçarit, E. Dollashi. Të gjithë këta persona janë nën hetimet për disa akuza.
 
Redaksia Online
(ac/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë