Qytetet metropolitane të mbuluara nga uji nuk janë vetëm në skena të filmave me pamje apokaliptike, por për fatin e keq janë edhe shumë të vërtetë. Mjafton të kujtojmë katastrofat në New Orleans në vitin 2005 shkaktuar nga uragani Katrina. 

Dëme materiale dhe viktima mund të rriten në vitet e ardhshme, nëse nuk merren masa parandaluese të përshtatshme. Ngritja e nivelit të ujit të deteve dhe ulja graduale e tokës për shkak të një fenomeni natyror në fakt rëndojnë rrezikun e përmbytjeve. 

Në listën e më të rrezikuarve janë disa qytete amerikane si New York, Miami dhe New Orleans ose ato aziatike si Guangzhou në Kinë apo ato indiane në Mumbai dhe Kolkata. Këto rezultate janë një studim i publikuar në revistën ‘Nature’ që ka vlerësuar rrezikun e përmbytjeve të qyteteve të mëdha bregdetare në botë.
new york
Foto të tjera

Sondazhi është kryer nga një ekip i hulumtuesve britanikë, francezë dhe amerikanë dhe ka shqyrtuar 136 qytete të mëdha në të gjitha kontinentet.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)