VLORË-Për të dytin vit radhazi “Konsullata e Përgjithshme e Italisë” në Vlorë organizon eventin festiv “Gala Italia 2014” në portin e turistik të Orikum mbrëmjen e së dielës në orën 20:00. Këtë vit ky event vjen edhe në kuadrin e marrjes së Presidencës së radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Italia.
“Gala Italia 2014 ” do të sjellë një mbrëmje të mbushur plot me modë dhe muzikë. Nga fusha e muzikës e ftuar speciale do të jetë këngëtarja Ilaria Porceddu e cila ka marrë pjesë në edicionin e parë të X Factor Italia dhe në Festivalin Sanremo Giovani.
Gjithashtu Porceddu do të performojë këngë nga repertori i saj. Sa i përket “alta modës” ajo do të prezantohet në këtë event nga Rossorame një brand i ri , i cili në pak kohë ka arritur të ketë sukses në Itali dhe në vende të tjera të botës ku kanë prezantuar krijimet e tyre.
I pranishëm në “Gala Italia” do të jetë edhe ambasadori i Italisë në Tiranë Massimo Gaiani. “Gala Italia 2014” vjen në kujdesin e veçantë të bankës Intesa San Paolo, Petroliferës Italo- Shqiptare dhe Portit Turistik të Orikumit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com