“Gjama e Erës” e poetes Halili
lirika eprore më sfiduese në Panai

“Gjama e Erës” e poetes Halili<br />lirika eprore më sfiduese në Panai
TIRANE-“Më gjeti dhe mua me vjershat e Erenestinës, si Darën e Ri me të bijën e Lalës. Janë të bukura, e plot me gdhenj e gjurmë të një etnografie të folurit të hershme. Poetja gërmon në folklorin e zonës dhe sjell nga andejmi motive e leksikë shumë të bukur. Një ikje ekzotike, ‘larg rrëmujës e rrëmetit”. Kështu e cilëson Gjovalin Shkurtaj librin më të ri të poeteshës Erenestina Halili që karakterizohet nga një nëndialekt gegnisht epik e lirik.

“Gjama e Erës” libri me poezi më i ri gjëmon në treg duke i dhënë zë Erës, Dheut e Gjamës.

“Erenestina Halili duke u personifikuar si Era, na e solli në strukturë kompakte librin Gjama e Erës që nis me N’t’mjellun e soso me N’t’korrun. Në një farë forme sekush sjell një kumt në lirikën e tij, po kumti i Erenestinës i jep zë, Erës, Dheut e Gjamës”, shprehet në kritikën e tij Adem Gashi.

Pa dyshim, Gjama e Erës është një nga librat më sfidues të Panairit të Librit që po qëndron hapur prej disa ditësh duke pritur miqtë e librit
Vetëm një shije e hollë e lexuesit do të përzgjidhte, poetikën epërore të Erenestina Halilit.

Poetesha Halili ka kryer studimet e larta universitare në Universitetin e Tiranës, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë, si dhe kursin akademik të Gazetarisë. Ajo është shquar si gazetare e televizionit dhe e mediave të shkruara, kryeredaktore e TVSH, udhëheqëse e producente e politikës. Sot mban gradën Doktor i Shkencave Filologjike dhe ligjëron në Universitetin nga ku nisi rrugëtimin akademik.


gjama e eres
(Kopertina e librit Gjama e Eres)

(d.b/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin