“Gjenocidi” armen, Erdogan-Papës:
Mos bëj historianin, shkohet në deli

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoğan ka dënuar deklaratat e bëra nga Papa Françesku mbi ngjarjet e vitit 1915, ku Ati i Shenjtë deklaroi se “gjenocidi i parë në shekullin e 20-të ju ndodhi armenëve".

Duke folur në Ankara, Erdoğan tha se ishte mërzitur me përshkrimin e ngjarjeve të vitit 1915 si "gjenocid"nga ana e Papës.

"Unë dëshiroj të paralajmërojë Papën e nderuar mos të bëjë një gabim të tillë përsëri. Kur drejtues politik e fetarë marrin përsipër detyrën e historianëve, shkohet në një delir e jo në fakte të vërteta”, u shpreh Erdogan.

Meshën e të dielës në Vatikan, Papa Françesku ia dedikoi armenëve të cilët humbën jetën në masakrën e vitit 1915 duke e quajtur ngjarjen "gjenocid".
 
"Gjenocidi i parë në shekullin e 20-të ju ndodhi armenëve", tha Papa. 

Ndërkohë që këto deklarata u dënuan edhe nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu, i cili i konsideroi si kontradiktore dhe pa vërtetësi ligjore. Gjithashtu pas këtyre deklaratave Ambasadori i Vatikanit në Ankara, Antonio Lucibello u thirr për bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lundrimet Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas do të vijojnë normalisht

Moti i keq/ Lundrimet Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas do të vijojnë normalisht