Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti zhvilloi një takim me veterinerët e qytetit e Korçës, në lidhje me bagëtitë e prekura nga sëmundja e “Gjuhës Blu”, dhe ku shpërndau pagesën e dëmshpërblimit për 9 fermerët e parë.

Në fjalën e tij ministri Panariti, theksoi se qeveria ka marrë të gjitha masat për të dëmshpërblyer të gjithë fermerët, bagëtitë e të cilëve janë prekur nga kjo sëmundje. Panariti shtoi se janë evidentuar edhe të gjitha dëmet e shkaktuara në zonat e prekura, ndërsa janë marrë masat për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të saj.

“Qeveria dhe Ministria do dëmshpërblejë të gjithë fermerët që iu janë prekur bagëtitë nga sëmundja e “Gjuhës Blu”. Sot do fillojë shpërndarja e pagesës për 9 fermerët e parë. Kemi evidentuar të gjitha dëmet e shkaktuara në zonat e prekura.

Jemi të mobilizuar për të mos lejuar përhapjen, kemi evidentuar dëmet.” tha Ministri Panariti. Ndërkohë, që raste të sëmundjes janë hasur edhe në Berat. 


Shkrimi u publikua sot(26.09.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)