Blutë e kufirit në Gjirokastër vazhdojnë goditjen e rasteve të trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta. Gjatë mbrëmjes të së mërkures Policia Kufitare në qytetin jugor goditi një rast të trafikimit të një grupi klandestinësh nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë nëpërmjet kufirit me Greqinë.
Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Kufirit, në kuadër të operacionit “Glina 2015” u ndaluan 37 shtetas nga vendet e treta prej të cilëve 25 sirianë, 7 nga Kongo dhe 5 nga Eritrea.
Grupi i klandestinëve kishtë shfrytëzuar terrenin malor dhe të pyllëzuar në zonën kufitare pranë Stacionit Kufitar te Kakavijes për të hyrë ilegalisht në vendin tonë. Më pas ata do të udhëtonin në drejtim të Malit të Zi me destinacion përfundimtar shtetet e Europës perendimore.
Policia Kufitare e Gjirokastrës në bashkëpunim me palën greke po punon për riatdhesimin e tyre, ndërsa ende nuk është ndalur asnjë nga trafikantët.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

sirianë, kishin hyrë nga Greqia">