“Goodbye to Language” i Godard
shpallet filmi më i miri i 2014-ës

“Goodbye to Language” i Godard<br />shpallet filmi më i miri i 2014-ës
Shoqata amerikane e kritikëve të filmit ka shpallur “Goodbye to Language” (Adieu au langage) të regjisorit legjendar Jean-Luc Godard, filmin më të mirë të vitit 2014.
“Goodbye to Language”, me regjinë e Godard-it 84 vjeçar, gjithashtu kishte fituar çmimin e jurisë në Kanë. Filmi që rrëfen për një qen që bashkon  dy njerëz në një aferë, u nominua edhe për regjinë më të mirë dhe kinematografinë më të mirë. 

Gjatë festivalit të Kanës ishte përfolur se ky do të jetë dhe filmi i fundit nga Godard, i cili njihet si njëri nga liderët e rrymës French New Wave, me filmat e suksesshëm “A Bout de Souffle”, “Masculin, Feminin”, “Pierrot le Fou”, etj.

Regjisori më i mirë, ndërkaq, u shpall Richard Linklater me “Boyhood”, Timothy Spall ishte aktori më i mirë, ndërsa aktorja më e mirë ishte Marion Cotillard. Për skenarin më të mirë u vlerësua “Grand Budapest Hotel” nga Wes Anderson.
 
Marrë nga ATSH 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit 

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit