Sipas një studimi të motorit të kërkimit “Google” gjatë viteve 2014-2015 kanë dalë disa rezultate interesante. Të dhënat tregojnë se faqet më të klikuara në këtë motor kërkimi janë ato që japin informacione mbi sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Por ajo që bie në sy në këtë studim është se Shqipëria është vendi që kërkon më shumë informacione në internet rreth sëmundjeve vdekjeprurëse HIV/AIDS.

Numri i të prekurve me këtë lloj virusi vdekjeprurës në vendin tonë vjen çdo vit në rritje ku bazuar në të dhënat e ISHP vetëm në vitin 2014 në vendin tonë rezultojnë 775 të prekur nga ku 75 prej këtyre rasteve janë raste të reja të diagnostikuara rishtazi.
 
Pas kërkimeve për HIV/AIDS në vendin e dytë janë kërkimet për sëmundjen e Herpesit për të cilën duket se më e shqetësuar është Norvegjia dhe Finlanda.

Përsa i përket SHBA-së qytetarët janë më të interesuar që të informohen rreth sëmundjeve të tilla si Gonorreja dhe Sifilizi.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)