TIRANE – Gjergj Ndreca, i përndjekuri politik që u bë një personazh i njohur në media pasi goditi ministrin e Drejtësisë, Ilir Rusmali, është shoqëruar përsëri në polici. Këtë herë përshkak të deklaratave që ka lëshuar për gazetarët ku thonte se pas ministrit Rusmali tani e ka rradhën një tjetër ministër.

“S’ka mbetur rrugë tjetër për dëmshpërblimin, ku t’i gjejmë deputetët, do t’i godasim”, ka shtuar Ndreca i cili gjatë komunizmit ka bërë 6 vite burg për “agjitacion e propagandë” nga 18 që ishte dënuar gjithësej.

Gjergj Ndreca është ndaluar edhe më par nga policia për sulmet e tij. Pas deputit Rusmali ai ka goditur edhe avokatin Agim Tirana i cili gjatë periudhës së komunizmit ishte hetues. Avokati Tirana e ka akuzuar Ndrecën për “kanosje me vrasje”.

Serisë së sulmeve të ish-të përndjekur për pak sa nuk i është shtuar edhe ai ndaj ministrit demokrat Ridvan Bode por ky i fundit ka arritur të shpëtojë dhe gjithçka mbeti vetëm një tentativë.

(im/shqiptarja.com)