“Hamlet-Makina” e Muller-it 
ngjitet në Teatrin Eksperimental

“Hamlet-Makina” e Muller-it <br />ngjitet në Teatrin Eksperimental
A e ndreqi dot Hamlet shpirtçiltri botën?! Një reflektikm tjetër që bazohet në veprën e William Shakespeare, shkruar më 1977-n nga dramaturgu i njohur Heiner Muller, sjell në skenë tragjedinë e individit intelektual në shoqërinë socialiste. “Hamlet-Makina” kjo pjesë teatrore, me nxitje zanafillore tragjedinë e Shekspirit, “Hamleti”, është shfaqja e re që do të ngjitet më 4 tetor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Me regji të Stefan Çapalikut, shfaqja ngjitet në skenë në bashkëpunim me Institutin Gëte dhe Ambasadën Gjermane, në kuadër të Tetorit Gjerman. Dy aktorë të njohur, Eva Alikaj dhe Alfred Bualoti kanë nisur provat bashkë me trupën e balerinëve dhe stafin përgjegjës. Me anë të veprës teatrore “Hamlet Makina” regjisori Çapaliku tenton të krijojë një urë lidhëse me historinë komuniste të Shqipërisë, duke kujtuar disa aspekte të caktuara të saj. Shfaqja duket se ka gjetje të reja, ku koncepti regjisorial nuk do të bazohet vetëm në aktrim, por edhe në mediume të tjera estetike si: vallëzimi, që do të përgatitet nga koreografi i njohur Gjergj Prevazi; muzika nga kompozitori Haig Zacharian dhe do të ketë edhe imazhe të multimedias. Ndërkohë, skenografia do t’i nënshtrohet një projekti artistik të veçantë, punuar nga skuptori i mirënjohur Sadik Spahia. 

Marrin pjesë në këtë premierë emra të njohur të skenës së teatrit, balerinë dhe instrumentistë. Eva Alikaj dhe Alfred Bualoti janë dy protagonistët kryesorë të veprës “Hamlet-Makina”. Gjithçka do të shoh publiku në skenë nga ajo që ka përgatitur regjisori Çapaliku, do të jetë një përzierje e elementëve të aktrimit me elementë të dancit, të muzikës dalvivo, me lojën e instrumentistëve, etj.

Regjisori eksperimenton sipas konceptit që luhej në teatrin postmodern të viteve ’70-80. Është koha e cmimitizmit të miteve, koncept që ka zotëruar dhe në letërsinë e atyre viteve. Kështu që Hamleti i ccmitizuar, tashmë ai që nuk do të ndreqë dot botën e padrejtësitë, do të realizohet nga aktori Alfred Bualati. Aktori thekson se “roli im kryesor nuk ka të bëjë me Hamletin e Shekspirit, por me Hamletin e Muller, i cili personazhin e tij e quan me një emër kuptimplotë “Hamlet-Makina”. Aktorja Eva Alikaj e sheh këtë si një rol interesant, ku ajo thotë se me gjithë shpirt dëshiron “të shpreh qartë tek publiku mesazhet që sjell vepra, mesazhe që duket sikur janë shkruar për Shqipërinë”.  


Shkrimi u publikua sot(26.09.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw