“Harley Davidson” bashkon fansat
nga 2 deri në 70 vjeç në një festë

“Harley Davidson” bashkon fansat<br />nga 2 deri në 70 vjeç në një festë
Si çdo vit, tashmë e kthyer në një traditë, motorristat shqiptarë festojnë pasionin e tyre për motorrat ku i bashkon muzika hard rock, ushqimi, birrat por edhe shoqëria. Edhe këtë vit në edicionin e tetë të tyre në kodrat e liqenit, pikërisht tek diga e tij, bashkimi i natyrës së qetë me veshjet e zeza metalare të motorritëve ishte një sinkronizim që nuk jemi mësuar shpesh ta shohim.

MOTOFEST
(Në foto: Fansat e "Harley Davidson" duke festuar)

Por nuk kishte vetëm rini apo vetëm meshkuj. Ky aktivitet mesa duket nuk njeh moshë as gjini, pasi fëmijë, të rritur por edhe të moshuar ishin pjesë e kësaj feste deri në orët e para të mëngjesit.

motofest
(Në foto: E gjithë familja festojnë bë MotoFest)

 “Është pasioni që na bashkon në këtë ditë duke mos njohur gjini dhe moshë”, u shpreh Andi kryetari  i klubit të Steelwings-ave në degën e Tiranës.

Një prej grupeve më interesante kishte ardhur nga Shkodra. Një baba motorrist i cili pasionin e tij për motorrat ja kishte trashëguar vajzës së tij 17 – vjeçare Ornelës. Ai u shpreh se kur trupi i tij të vdes do të jetë vajza e tij e cila do ta trashëgojë pasionin për motorrat.

MOTOFEST
(Në foto: Ornela, fanse e "Harley Davidson" që e ka trashëguar pasionin e motorrave nga i ati)

Ornela e veshur e gjitha me ngjyrë të zezë ndërthurrur bukur me dizanjet e kafkës dhe skeletit, që janë dy prej shenjave tipike të një metalare të apasionuar pas motorrave. Edhe pse ky pasion në Shqipëri, sipas saj paragjykohet sidomos kur një femër është e tillë. “Për motorristat në Shqipëri mendojnë që janë vagabonda ose një shtresë jo e mirë” u shpreh Ornela për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”.

MOTOFEST
(Në foto: Ornela, fanse e "Harley Davidson" që e ka trashëguar pasionin e motorrave nga i ati)

MOTOFEST
(Në foto: Motorrat e "Harley Davidson")

Ndërsa Enxhi, një vajzë e vogël me stil metalar por jo e apasionuar pas motorrave ndodhej në këtë fest thjesht sepse pëlqen stilin metalar dhe në këtë fest kishte shumë të tillë.

motofest
(Në foto: Enxhi, vajza që i është bashkuar kësaj feste si fanse e metalarëve)

Përveç skenës, e vendosur tek diga e liqenit, ku performuan grupe të ndryshme këngëtarësh të muzikës hard rock dhe heavy metal, ishin vendosur tavolina të shumta ku kishin bashkuar grupet e fansave të “Harley Davidson”. Tavolina të cilët mblidhnin familje, grupe shoqërore, rini, fëmijë por edhe të moshuar.

Durimi, një i moshuar dhe ndër motoristat e parë shqiptarë ishte bashkuar në këtë festë pavarsisht moshës me grupin e moshatarëve të tij. Për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, Durimi tha se është një sport që promovon lëvizjen, aktivitetet e njëpasnjëshme duke shkuar në vende turistike. Sipas tij motorristët e rinj po shtohen dita ditës duke iu shtuar “Harley Davidson”.

motofest
(Në foto: Durimi, një ndë motorristat më të vjtetër në Tiranëi)

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë