FUSHE-KRUJE - Premtimet për ndërtimin e aksit rrugor që lidh Fushë-Krujën më Thumanën prej vitesh mbeten vetëm të tilla.
Ky segment rrugor nuk njeh asnjë investim, duke bërë që në dimër të mbizotërojë balta dhe pellgjet e ujit.
Sakaq, situata problematike është edhe gjatë stinës së verës ku pluhuri mbulon rrugën, banesat përreth, madje nuk kursen as lagjet periferike të Fushë-Krujës.
Apeli i banorëve për ndërtimin e kësaj rruge jetike për ta, deri më tani ka rënë në vesh të shurdhër, por ata nuk ngurrojnë t’u drejtohen sërish instancave përkatëse.
Drejtuesit e Bashkisë Fushë–Krujë jashtë kamerave pohojnë së rikonstruksioni i këtij aksi rrugor është përgjegjësi e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

VIDEO