Në dekadën e dytë të shekullit të kaluar, atëherë kur Shqipëria i bënte hapat vendimtarë për t’u njohur si shtet ndërkombëtar, në skenën politike e publike u paraqiteshin alamet burra, patriotë e revolucionarë që ia donin të mirën Shqipërisë, por edhe tradhtarë e huliganë e baraba që dilnin, siç thotë populli, açik dynjasë.
Pa hyrë në histori, po ndalem te figura e Haxhi Qamilit, një kryengritës mediokër, i cili ndryshe nga patriotët e kohës që kërkonin Shqipëri Evropiane, kërkonte kthimin e Babës (Turqisë) në Shqipëri.
Duke i prirë një revolucioni katundarësh (1914), Haxhi Qamili i vriste patriotët, iluministët e asaj kohe, ndërsa konsiderohet si shqiptari i parë që solli lojën e Ruletit, por natyrisht me djallëzi.
Haxhi Qamili mbante një allti me mulli (shtatëshe), ndërsa në të fuste 2-3 fishekë, duke mbajtur radhën e plumbit.
Pasi i maltretonte, kryesisht mësuesin e gjuhës shqipes, i inatosur ia kthente revolen vetës dhe thoshte: “myslimanin nuk e kap plumbi”.
Kur ia drejtonte mësuesit dhe ia tërhiqte këmbëzën, duke e ditur se plumbin e ka në “gojë”, atij i shkonin trutë në erë dhe iu drejtuar të pranishmëve, zakonisht në pazar: “qafirin nuk e do as Zoti”.
Por, një shekull më vonë, në Kosovë po shfaqen plot Haxhi Qamila, të cilët nuk e kanë synimin si ta zhvillojnë Kosovën, ta bëjnë shtet ligjor e demokratik, sekular e me diversitet kulturor e integrues, por ta dezorientojnë, ta kthejnë mbrapa me ide të errëta e demagogjike.
Policia e Kosovës, të hënën, arrestoi 40 persona të dyshuar për veprimtari kriminale, pjesëmarrje në një luftë pa koncept dhe pa adresë, atë të Sirisë.
Madje, u arrestuan si pjesëmarrës të një organizate e cila ka diplomë kriminale, pasi që njerëzit e saj, përfshirë edhe shqipfolësin, Lavdrim Muhaxheri, u paraqitën “pa havale” duke prerë koka njerëzish si në thertore të Velekincës dikur.
Sipas të dhënëve brenda Hetuesisë, në listë për arrestim janë 57 persona, të gjithë luftëtarë të grupeve kriminale (ISIS dhe Al Nusra), që veprojnë në Siri e në Irak.
Dikush këtë e quajti politikë, madje arrestime spektakolare, të influencuara nga qarqet e caktuara evropiane dhe amerikane.
Mirëpo, duket se këto deklarata janë të ngutshme e të pamenduara mirë, të paanalizuara dhe thjesht pa fije koncepti.
Kjo, sepse këta Haxhi Qamila, e kanë konceptuar botën ndryshe nga 1.5 miliardë myslimanët e botës ose edhe më ngushtë, 4-5 milionë myslimanët shqiptarë, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Duke krijuar diçka që nuk është as në udhën e Zotit-Islamit, këta djem të rinj, nëpër shtëpitë e tyre dhe nëpër xhamitë e improvizuara, mbanin armë dhe gjëra të tjera të rrezikshme për popullin.
Xhamia është shtëpi e Zotit, ku myslimani shkon për t’u lutur, jo për të shërbyer si kazermë armësh dhe si konvikt banimi.
Prandaj, një fe islame, siç e kanë pasur shqiptarët tash e 500 vjet, pa mjekra dhe pantallona të shkurtra, do të vazhdojë të jetë e pranueshme e akceptueshme, e respektueshme nga të gjithë.
Ndërsa, rruga për në Siri e në Irak do të jetë fatale, jo vetëm për ata që kanë shkuar e janë kthyer, por edhe për indoktrinuesit e tyre.
Është më se e qartë, se dardha, siç thotë populli, e ka bishtin mbrapa.
Edhe mbrapa këtyre që u arrestuan pardje, për të cilët vendos ligji nëse janë apo jo fajtorë, qëndron dikush që ka ndikim dhe që i indoktrinon ata që të shkojnë në Siri.
Prandaj, përfundimisht në këtë periudhë kur për të gjitha vendet e Ballkanit është ndezur drita jeshile për integrim në BE, neve shqiptarëve, respektivisht në Kosovë, nuk na duhen Haxhi Qamila që mendojnë kah lindja.
Ka ardhur koha e fundit që të gjithë ne të punojnë për integrim, për shtet demokratik, ligjor me diversitet fetar e kulturor, pa ngarkesë dhe urrejtje fetare.
Ndërsa, nëse dikujt i mbushet mendja për të shkuar në Siri e në Irak, është mirë për të marrë biletën njëdrejtimëshe...
/Shqiptarja.com