Kënga ka në thelb një histori dashurie të ndërprerë në mes, ku vetë Albëria veç të tjerash i tregon partnerit të saj se do të pendohet për faktin që e ka braktisur.
Ndryshe nga klipi i saj i fundit “Asnjëherë” ku Albëria ja besoj aktrimin në klip ish-pjesmarrsit në Big Brother Bjordi Mezini dhe aktores Enxhi Cuku, këtë herë këngëtrja ka preferuar që ta përjetoj vetë “ndarjen” në klip.
Pas publikimit të klipit në youtube në kanalin e “Arkiva Shqip”, komentet për këngën e re kanë qenë pozitive, ku veç muzikës dhe zërit të këngëtares është vënë në pah forma fizike që Albëria ka edhe pas shumë viteve karrierë. Kënga edhe pse e përfunduar dhe publikuar në fund të kësaj vere, pritet të jetë një ndër “Baladat Pop” më të klikuara.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)