Universiteti i Tiranës në një ceremoni të veçantë ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” Ahmet Çalık, president i “Çalik Holding”. Propozimi është bërë nga fakulteti i Ekonomisë, me motivacionin: “Për kontribut të veçantë dhe këmbëngulje të pashoqe në zhvillimin e ekonomisë shqiptare si dhe për vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të universiteteve në Shqipëri.”
Në ceremoninë e organizuar nga universiteti i Tiranës, ku merrnin pjesë personalitete nga fusha e ekonomisë, arsimit, akademikë, si dhe Ambasadori i Republikës Turke në Shqipëri, Calik u shpreh i emocionuar për këtë nderim.
Për rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ky nderim është mëse i merituar, pasi kontributi i Çalik po ndihet gjithnjë e më shumë edhe në fushën e arsimit.
Ahmet Çalık është një nga investitorët më të mëdhenj edhe në Shqipëri e Kosovë. Çalık Holding zotëron 76 % të aksioneve të kompanisë të telefonisë fikse dhe internetit ALBtelecom, 100 përqind të aksioneve të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT). Aktualisht në kompanitë e Çalık Holding në Shqipëri janë të punësuar rreth 3000 punonjës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO