“Hundëthyesit” shqiptar që
fituan besimin e mafies italiane

“Hundëthyesit” shqiptar që<br />fituan besimin e mafies italiane
Zhytja e boksierit shqiptar në botën e Kamorrës e saktësisht ngjitja në karrierën e ndëshkuesve, reflekton besimin që bosët u kanë dhënë shqiptarëve. Interceptimet telefonike të Orial Kolajt, ku shprehet se “Unë jam gjithnjë këtu” dhe gjithkush e cilësonte si “makinë lufte”, veçse rikujtojnë “hundëthyesin” Shamku, shqiptarin tjetër që para 3 vitesh ishte shndërruar në krahun e djathtë të Françesko Skiavones, bosit të Kamorrës apo Olsi Metën shqiptarin që “çmendi” kazalezët, pikërisht klanin që numëron rreth 650 vrasje në më shumë se 20 vjet, duke ua përzier drogën. Listës i bashkohen të dënuarit shqiptaro-kamorristë që “flirtonin” me infermieret italiane në burg, bosi italian i Kamorrës, Cossimo Zonno që kur u kap më 25 mars 2011 me tonelata drogë tha “Me shqiptarët mund të bashkëpunosh se nuk e njohin frikën” apo dhjetra shqiptarë trafikantë a të vrarë, të implikuar në tentakulat e këtyre organizatave mafioze.

Përgjimet e boksierit
Grupi kontrollonte lojërat e fatit në kryeqytet e policia konfiskoi mallra në rreth 30 milionë euro. Ata ishin të lidhur me fraksionin klanor Casalesi, të udhëhequr nga Antonio Iovine, ose “Ninno”. Sfida mes Orialit dhe Elvisit ishtë në sfondin e historisë së sportit, Kamorra dhe lufta mes bandave shqiptare. Fjalë si “puno Orial, puno” apo “ec Orial edhe 10 sekonda” janë regjistruar më 24 shkurt 2012. Ai mbante tatuazh një shqiponjë të madhe në kurriz, me simbol shqiponjën e Shqipërisë dhe atë të Lazios, dashurisë së tij të madhe të futbollit. Për të nënshtuar rivalët ndaj ligjeve të botës së krimit, ai punësoi dhjetëra shqiptarë, për “shtrydhjen” e të pabindurve. Antimafia në Napoli e akuzon si autorin e akteve të frikësimit, me idhull Majk Tajsonin dhe në raport lexohen fjalët “Më tha Oriali se e kishte rrahur paq njërin, por që nuk ishte budalla”. Më tej, Sandro Guarnera thotë se “Kur Oriali tërbohet, nuk i rr... I kam thënë ku e gjen forcën”

Kamorristët shqiptarë
Strehimi 5-mujorsh në Tiranë i Renato Shamkut, shqiptarit 35-vjeçar, i njohur si krahu i djathtë të bosit të Kamorrës, Françesko Skiavone, përfundoi në 20 korrik të vitit 2010. Ai thirrej ndryshe “Il pazzo (i çmenduri)”, pasi ishte kocka e fortë e klanit që merrej vetëm me “hundëthyerje”, sa herë që persona të ndryshëm nuk paguanin kapot e mafias. Në gusht 2008, në Cazerta, gjetën vdekjen shqiptarët Artur Kazani e Zyber Dani si dhe u vra Ramiz Doda. Ndërkaq, Ilir Krypi, 42 vjeç, u vra me një plumb në gojë në rrugën Milano të Xhenovës. Në vitin 2011, disa kriminelë shqiptarë, anëtarë të organizatës mafioze Kamorra, kishin gjetur një mënyrë origjinale, sepse teksa ishin në burg korruptonin infermieren, që i lejonte të bënin telefonata.

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër