“I believe I can fly”, Elhaida Dani
në finalen e "The Voice Of Italy"

“I believe I can fly”, Elhaida Dani<br /> në finalen e
ROMË- Dëshira e mijëra admiruesve të 20-vjeçares nga Shkodra tani është realitet: Elhaida Dani është në finale me 110 pikë kundrejt 90 të Mattia në "The Voice Of Italy" (Zëri i Italisë).

Pak minuta pas orës 23, në skenë hipën Elhaida Dani. Këndon “I believe I can fly” e përfundon me publikun sërish në këmbë që e duartroket.

“Talent i mrekullueshëm. Elhaida është emocion dhe teknikë” thotë profesori i saj, kantautori i famshëm italian, Riccardo Cocciante. “Krijon një atmosferë shumë të bukur”, thotë Noemi. “Do ta ketë shumë të vështirë të zgjedhë Cocciante”, thotë Carrà, duke lavdëruar kështu të dy të rinjtë e sjellë në gjysmëfinale nga kolegu i jurisë.

Cocciante zgjedh t’i japë asaj 60% të votës së tij, 40% Mattias. Publiku voton thuajse njësoj: 50% për Mattian e po aq për Elhaidën. E kaq mjafton për ta çuar 20-vjeçaren nga Shkodra në finalen e 30 majit.

“Zëri i Whitney Houstonit, ëmbëlsia e Celine Dionit, në skenë siguria e Madonnas dhe hovi i Tina Turnerit... Të gjitha këto në një vajzë të mrekullueshme 20-vjeçare. ELHAIDA”. Kështu komenton Marco Conti, një prej mijëra admiruesve të saj në Facebook. /Shqiptari i Italisë/
elhaida
(Foto: Elhaida Dani duke kënduar me Will I Am mbrëmë në skenën e "The Voice of Italy)


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari