Gjatë ceremonisë së dekorimit të 4 ushtarakëve me rastin e 73 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Rama tregoi se u prek kur dëgjoi ushtarakët që "Gjithçka e bënin për Shqipërinë".
/Shqiptarja.com
“Nuk ka shembull më kuptim plotë dhe solid në fushën e jetës shoqërore që dhanë këta ushtarakë që morën vlerësim simbolik, i cili nuk ka si të thotë mjaftueshëm për sakrificat e tyre. Ishte vërtetë prekëse që të dëgjojë prej tyre pas marrjes së dekoratave që t’i thonin ministres: ‘I shërbej Shqipërisë”, tha Rama.
Ndër të tjera kryeministri Edi Rama u shpreh se rruga e Shqipërisë është drejt Bashkimit Europian, ndërsa Forcat e Armatosura shqiptare, shtoi ai, do të luftojmë terrorizmin bashkë me partnerët tanë në NATO.
dy.b/shqiptarja.com










