TIRANE - Kompania greke "Intralot" deklaroi sot, përmes një njoftimi për media, se, ashtu sikurse e kishte theksuar që në fillim të skandalit, dy kriteret skualifikues, njëri për sigurinë dhe tjetri për lojë të përgjegjshme, kompania "Austria Lottary" i ka vetëm për vendin e saj.

Këto dy çertifikata nuk mund të jenë kriter skualifikues për tenderin. “World Lottary” përcakton qartë se këto dy çertifikata nxirren pasi kompania fiton tenderin e një vendi të caktuar dhe është e detyruar marrja e çertifikatave nëse legjislacioni e kërkon.

Pra, nëse qeveria shqiptare i donte këto dy çertifikata, duhej t’i kishte caktuar si kriter joskualifikues, por që do t’i kërkoheshin kompanisë fituese pas fitimit të tenderit. Duket qartë se ministria e Financave ka caktuar kritere për favorizim të një kompanie të vetme, për të cilën nuk ka nevojë ta themi emrin, se është bërë publike tashmë, përfundon “Intralot”.

(gk/shqiptarja.com)